E premte, 16 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

EMRI/ Goditi me kosore 39-vjeçarin dhe i theu krahun, arrestohet 56-vjeçari në Bushat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Bushatit, në Vau të Dejës, ku një konflikt për motive të dobëta ka degjeneruar në dhunë fizike me mjet prerës.

Policia bën me dije se shtetasi Besnik Shkambi, 56 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit, është arrestuar në flagrancë pasi ka goditur me kosore një 39-vjeçar, shtetasin P. V., gjatë një konflikti të ndodhur në ambientet e një lokali.

Reklamë

Sipas hetimeve paraprake, viktima ka pësuar dëmtime në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë edhe një frakturë në krahun e djathtë, si pasojë e goditjeve me mjet prerës. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka sekuestruar mjetin prerës (kosoren) si provë materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Reklamë

Ngjarja po hetohet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivet e konfliktit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë