Policia e Kurbinit ka dalë me reagimin zyrtar për plagosjen në Mamurras.

25-vjeçari Jurgen Ndreca është plagosur me armë zjarri me një plumb në shpatull pas një konflikti të çastit.

Autori i kësaj ngjarje është 21 vjeçari Endri Baçuku, i cili është arrestuar nga policia.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobta rreth orës 12:00.

Ndreca ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa arma është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Si rezultat u bë kapja e menjëhershme në flagrancë dhe vënia në pranga e shtetasit E. P., 21 vjeç, banues në Mamurras, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin J. N., 25 vjeç, banues në Mamurras. Arma e zjarrit u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë.

I plagosuri po transportohet në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *