Një emigrant i ardhur pak ditë me pare nga Greqia e që ndodhej i karantinaur në një prej hoteleve në Korçë u procedua penalisht këtë të hënë nga uniformat blu.

Ai kishte thyer izolimin duke u larguar nga hoteli, ndërsa nuk iu bind as urdhrit të patrullave të policisë për të ndaluar.

U desh ndërhyrja e forcave “Shqiponja” të cilat pasi e kapën, emigrantin nga Lushnja, e rikthyen sërish në hotel ku do të vijojë të qëndrojë në izolim për 14 ditë.

Në qytetin juglindor janë strehuar në tre hotele mbi 100 emigrantë, të cilët kanë mberritur nga Greqia gjatë këtyre ditëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *