Policia e Elbasanit ka vënë në pranga burrë e grua e policisë pas një konflikti mes tyre.

 

Sipas policisë bëhet me dije se Mylazim Abazi, 58 vjeç, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases Adelina Abazi 54 vjeçe, e cila më pas kishte marrë një armë zjarri automatik  që e mbanin në banesë  pa leje dhe ka kërcënuar bashkëshortin duke qëlluar në ajër në banesë.

 

Policia ka bërë të mundur ndalimin e një ngjarje, pas një telefonate që sinjalizonte se në fshatin Seferan Belsh, në familjen e shtetasit Mylazim Abazi, ka një konflikt familjar mes bashkëshortëve, ku janë dëgjuar edhe të shtëna me armë.

 

Grupi hetimor ka sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik me një krehër me 18 fishekë, si dhe 2 gëzhoja të qitura nga arma automatike.

 

Menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes  kanë shkuar shërbimet e  policisë, të cilët kanë bërë arrestimin në flagrancë të dy bashkëshortëve për “Dhunë në familje”,  “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *