E shtunë, 17 Tetor 2026 Diagnozë deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Ekzekutimi i Kastriot Reçit/ Policia shoqëron 6 persona, ende nuk dihet autori

Ekzekutimi i biznesmenit Kastriot Reçi vijon të jetë ende pa autor.

47-vjeçari, i cili ishte edhe pronar i televizonit “Media Plus”, u vra me snajper në qendër të Rrëshenit mesditën e të martës.

Reklamë

Deri tani, policia ka shoqëruar 6 persona për t’i marrë në pyetje për ngjarjen, por akoma nuk ka të dhëna se kush është autori.

Pista e vetme që po vazhdon të hetohet është hakmarrja, pasi Reçit i kishin vrarë edhe të vëllanë Gasper Reçi në Itali në 27 prill të vitit 2017.

Reklamë

Kastriot Reçit iu bë atentat nga 150 metra largësi, nga ku u qëllua me një plumb në zemër, fakt i cili u konfirmua nga Spitali i Rrëshenit. Biznesmeni u ekzekutua në Rrëshen në hyrje të një lokali rreth orës 11:05 të së martës, ndërsa mësohet se në momentin e ngjarjes ai shoqërohej nga vëllai i tij.

 

 

Më shumë video

Reklamë