Subscribe

Gjykata la në burg Viktor Markun i cili është autori i dyshuar i ekzekutimit të Hekuran Billës tek Komuna e Parisit më 11 qershor.

Trupi gjykues, i cili pas shqyrtimit të provave vendosi të lerë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj tij.

Marku u kap në Mal të Zi, pak ditë pas krimit në kryeqytet.

Ndonëse sipas sistemit TIMS, Viktor Marku rezulton të mos kete qënë në Shqipëri gjatë kohës që ndodhi ngjarja, hetuesit morën dëshminë e pronarit të një pikë që jepte makina me qira, ku rezuton se Vikton Marku ka marrë makinë me qira dhe ia ka lënë në përdorim nipit të tij Sebastjan Mali. Edhe 20 vjecari Mali ndodhet në burg pasi kamerat e sigurisë e kanë kapur afër Komunës së Parisit natën e vrasjes së Billës.

Dajë e nip dyshohet se kanë bashkëpunuar për të vrarë 40 vjecarin Billa me qëllim hakmarrjen  për vrasjen e Prel Markut vëllait të Viktor Markut në vitin 2006 në Angli nga ana e Hekuran Billës. Ky I fundit ndonëse u dënua me burgim përjetë në Angli, u ekstradua në Shqipëri ku dënimi iu konvertua në 25 vite burg dhe më pas cuditërisht u la I lirë kur ende nuk I kishte përefunduar dënimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *