Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
22 May 2026
Vizion fokus

“Gara” për kreun e PD-së, Hitaj: Salianji ishte kandidati...

U godit me sende të forta, gazetari zbulon live...

Kume: Shqipëria, shumë e vogël për të pasur drejtësi...

Dhunohet me sende të forta nga disa persona kreu...

Gazetari në QUO VADIS: Duhet të japin llogaridhënie edhe...

“Të faktohen akuzat që janë ngritur ndaj zyrtarëve”, avokati:...

Dakordësimi për ndryshimet, Hitaj ngre dyshimet: “Muajt e mjaltit”...

PD bashkoi votat me PS për rezolutën e integrimit,...

Berisha: Integrimi në BE të jetë proces i bazuar...

Trump: SHBA kanë “kontroll total” mbi Ngushticën e Hormuzit

Edmond Sulaj e paditi për shpifje, nis në GJKKO seanca ndaj Bardhit! Deputeti i PD mungon, ish-drejtori i policisë Shkodër: Akuzat më dëmtuan karrierën

13 Janar 13:41

Ka nisur seanca në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion ndaj deputetit demokrat Gazmend Bardhi, i cili është paditur nga ish-drejtori i policisë Shkodër Edmond Sulaj për “Shpifje, kryer botërisht” dhe “Fyerje kryer botërisht”.

Në seancë është i pranishëm Edmond Sulaj, ndërkohë mungon kreu i grupit parlamentar Gazmend Bardhi. Ai përfaqësohet në këtë proces nga dy avokatët Marash Logu dhe Ledio Braho.

Mbrojtja ligjore e Sulës u shpreh në seancë se në datë 12.09.2024, Gazmend Bardhi gjatë fjalës së tij në interpelancë, në një moment të fjalimit duke iu referuar disa materialeve nga organi i SPAK, sipas tij, Edmond Sula është një person që është emëruar nga grupet e strukturuara kriminale dhe i shërben këtyre grupeve.

“Ky fjalim është transmetuar botërisht dhe u përhap ne shumë media të shkruara dhe vizive, u përhap në të gjithë vendin dhe jashtë vendit. Kjo përhrapje e këtij lajmi u realizua me dashje dhe kjo akuzë është e pa vërtetë dhe mbështetemi në prova. I akuzuari ka mohuar se njeh personalisht Edmond Sulaj dhe në deklaratë duket qe ai ka mbajtur një fjalim për kundërshtarët e tij. Ky material, apo fakt i përhapur nga Bardhi ka sjellë dëme ndaj Z.Sulaj. Edmond Sulaj ka një karrierë prej 28 vitesh, ku ka mbajtur funksione të ndryshme. E ka njollosur rëndë karrierën e Sulës, deklarata e bërë nga Gazmend Bardhi. Dy vajzat e Sulës pas deklaratës së Bardhit, kanë patur ofendime të shumta mes tyre në rrjetet sociale dhe në ambientet ku punojnë dhe studiojnë. Bisedat i përkasin periudhës 2019-2020, tre vite përpara se të emërohej në detyrë Edmond Sula. Në këto kushte, kërkojmë qe Bardhi të dënohet për këtë vepër.”

Edmond Sulaj: Duke qenë se çështja për të cilën i është referuar Gazmend Bardhi, do doja të saktësoja qe unë jam pyetur në cilësinë e dëshmitarit në lidhje me këto fakte dhe do dali shumë shpejt se kush është Mondi i vërtetë që flitet në ato komunikime. Unë e kam deklaruar edhe në seancën e parë dhe jam emëruar me urdhër të drejtorit të përgjithshëm. Jam krenar se çfarë kam bërë me stafin që është atje. Del qartë se çfarë është bërë për 1 vit e 1 muaj që unë kam qëndruar në Shkodër.

Avokati i Gazmend Bardhit, Marash Logu: Gjatë një komunikimi mes Pëllumb Gjokës dhe Ardit Hasanbegaj diskutohet për emrin e ministrit të brendshëm Taulant Balla. Ky dhe Bledar Çuçi përfliteshin si pasues të Sandër Lleshaj. “Mua Mondi me duhet një dimër aty vëlla”, flitet mes këtyre dy personave.

Në kuadër të këtij procesi kemi sjellë edhe një provë që vjen nga mediat e shkruara sa i përket komunikineve në Sky ECC. Pas dorëheqjes së Sandër Lleshaj, u emërua Bledar Çuçi. Më pas mori detyren Taulant Balla. Në 15 korrik 2023, emërimi i Taulant Ballës u pasua me emërimin e Edmond Sulës. Përputheshin, dhe mbi këtë bazë ngrihen dyshime se kishte ndikim nga biznesmeni Pëllumb Gjoka, mik i ministrit Tulant Balla dhe nga Ardit Hasanbegaj. Është e qartë që nuk kemi të bëjmë me nje përpjekje të Gazmend Bardhit për dezinformim. Ashtu si zoti Bardhi dhe deputetët e tjerë kanë detyrën të ngrejnë zërin mbi shqetsimet apo denoncimet që u vijnë. Bardhi nuk ka deklaruar se Sula ka marrëdhënie apo njohje personale me personat nën hetim, por që krimi i organizuar është i lidhur me Policinë e Shtetit.

Edmond Sulaj drejtuar Logut: Nuk jam thirrur, por referuar asaj çfarë thoni, do doja të dija a jam pyetur ndonjëhere une si person? Unë nuk jam pyetur asnjëherë.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Edmond Sulaj Gazment Bardhi

Nga e njëjta kategori

“Gara” për kreun e PD-së, Hitaj: Salianji ishte kandidati ideal përballë Berishës, opozita bëri gabim

më shumë...

Kume: Shqipëria, shumë e vogël për të pasur drejtësi plotësisht të pavarur

më shumë...

Dhunohet me sende të forta nga disa persona kreu i AKU-së në Shkodër

më shumë...

Gazetari në QUO VADIS: Duhet të japin llogaridhënie edhe prokurorët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:47

“Gara” për kreun e PD-së, Hitaj: Salianji...

10:38

U godit me sende të forta, gazetari...

10:29

Kume: Shqipëria, shumë e vogël për të...

10:14

Dhunohet me sende të forta nga disa...

10:06

Gazetari në QUO VADIS: Duhet të japin...

9:40

“Të faktohen akuzat që janë ngritur ndaj...

9:27

Dakordësimi për ndryshimet, Hitaj ngre dyshimet: “Muajt...

9:18

PD bashkoi votat me PS për rezolutën...

8:53

Berisha: Integrimi në BE të jetë proces...

8:41

Trump: SHBA kanë “kontroll total” mbi Ngushticën...

8:10

Shqipëria një hap më afër BE-së, Mërtiri:...

8:07

BE jep “dritën jeshile” për IBAR, të...

7:58

Një muaj paraburgim për shtatë drejtorët e...

7:13

Rubio: Tarifat në Hormuz do ta bënin...

6:45

Studimi: Konsumuesit e mishit kanë më shumë...

6:16

Kontrolle në burgjet e Peqinit, Shkodrës dhe...

6:01

Pas Koresë së Jugut, Rama viziton Japoninë

5:32

Nga SPAK te korrupsioni e zgjedhjet, kriteret...

5:17

Lufta ndaj drogërave, ambasada e SHBA: Nisma...

4:59

Ukraina sulmon selinë e agjencisë ruse të...

Më të klikuarat

  • “Ditë vendimtare që ndikojnë gjithë verën për 12 shenj...
  • “Pas vdekjes së Visit…”, babai i Ervis Mar...
  • VIDEO/ Aksidenti i rëndë në Shkodër, momenti kur shoferi i m...
  • “Ndihesh i braktisur nga fëmijët, familja”, përl...
  • Ilir Beqaj nxirret nga kafazi i qelqtë, ulet në bankën e të...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.