Kryeministri Rama ka reaguar në Twitter pas lajmit për arrestimin e një tjetër autori të grabitjes së Rinasit.

Shefi I qeverisë përshëndeti punën profesionale te Policisë së Shtetit, që sipas Ramës e ka kaluar luftën goditëse ndaj krimit në një nivel të rid he me rezultate konkrete.

Arrestohet edhe një autor tjetër i grabitjes së Rinasit, duke e ngushtuar më tej rrethin e keqbërësve falë punës intensive dhe profesionale të Policisë së Shtetit. E  cila po provon se ka kaluar në një nivel të ri fuqie goditëse ndaj krimit, duke folur përditë me rezultate konkrete.

 

Reagimi I kryeministrit erdhi pas njoftimit të shpërndarë nga Policia se ishte kapur edhe autori I pestë I grabitjes, shtetasi Elton Pikli banues në Krujë.

 

Ai mësohet se është prangosur jashtë vendit, konkretisht në Bullgari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *