Nëse dikush ndërron jetën pasi është vaksinuar, vdekja e tij nuk mund të lidhet me patjetër me vaksinën, sipas kryeministrit Edi Rama.

 

Gjatë një takimi elektoral në Bilisht, Rama ju përgjigj akuzave të opozitës, që sipas tij, po përhap panik me qëllim marrjen e pushtetit.

 

Me tone të larta, kryesocialisti i quajti kundërshtarët politikë sharlatanë.

 

“Kemi përballë një opozitë që sapo ndodh diçka, bëhet me të keqen kundër zgjidhjes, jo kundër nesh. Tregojnë gënjeshtra për rrezikun e vaksinave, arrijnë deri në pikën sa vënë pikën në njerëz që kanë humbur jetën me demek se e kanë humbur nga vaksinat. Vaksinat nuk janë ilaçe mrekullibërëse ndaj të gjitha sëmundjeve, por nga virusi. Nëse dikush ka një sëmundje tjetër, vaksina nuk e mbron. Duan të ngjallin panik në shpirtat e njerëzve për politikë mizerabël në funksion të një qëllimi komplet mizerabël që është pushteti me çdo kusht. Shëndeti është mbi të gjitha dhe të sillemi si një komb serioz. Duhet të jemi të bashkuar në këtë drejtim. Politikanë sharlatanë, jo seriozë, të papërgjegjshëm që bëjnë thirrje për hakmarrje e revansh, por ne duhet të jemi të bashkuar.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *