Maqedonia e Veriut do të rihapë kufijtë duke filluar nga 26 qershoi dhe nuk do të vendosë kushte. Pra, nuk do do te jete e nevojshme kryeja e nje testi për të vërtetuar nëse personi qe hyn ne territorin maqedonas është i prekur me koronavirus dhe as vetizolim për 14 ditë.

Po ashtu, qeveria ka miratuar protokolle për hapjen dhe funksionimin e kazinove, si dhe për organizatorët e lojërave të fatit, ndërsa ka lejuar edhe transportin e organizuar në rajonin e Pollogut.

Në total, deri më tani, Maqedonia e Veriut regjistron 251 viktima dhe 5311 persona të infektuar me koronavirus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *