Një mbrëmje mes miqsh ka bërë, që Ed Sheeran dhe Justin Bieber, t’i çojnë aventurat e tyre deri në limite të padëgjuara ndonjëherë më parë. Çunat kanë qenë duke pirë në një bar në Japoni dhe e kanë tepruar paksa me alkoolin, sidomos Sheeran. Destinacioni i tyre pasardhës ka qenë një fushë golfi, në të cilën ata vendosën të zhvillonin një lojë qesharake. Bieber u shtri në fushën e golfin, vendosi topin e golfit në gojë dhe i tha Ed Sheeran që të qëllonte. Në një intervistë për “The Guardian”, këngëtari i “Shape of You” ka treguar se kjo ishte një nga aventurat më të çmendura që ka përjetuar.

 

“Unë isha duke thënë me vete, dreq, duhet të fokusohem që ta bëj këtë gjuajtje siç duhet! E keni parasysh atë zhurmën që dëgjoni shpesh nëpër filma kur dikush qëllohet me grusht në fytyrë? Pak a shumë ishte e njëjta situatë kur unë qëllova topin që po mbante Bieber. Ndërkohë truproja e Bieber po më shihte në një mënyrë të çuditshme”,- është shprehur këngëtari.

 

Fatmirësisht, Justin dhe fytyra e tij nuk pësuan gjë, por me shumë mundësi kjo shërbeu si një mësim i mirë se alkooli dhe sporti nuk duhen kombinuar në asnjë mënyrë.  Që të luhej kështu loja e golfit nuk e kishim dëgjuar ndonjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *