E hënë, 26 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Ea Zogaj, talenti fitues i “Gjeniut”, pritet nga kryebashkiaku Spahia: Krenari për Shkodrën

Ea Zogaj, vogëlushja e talentuar shkodrane që fitoi edicionin e 8 të talent show-t, “Gjeniu i Vogël”, u prit në bashkinë e Shkodrës nga kryetari Bardh Spahia.

 

Reklamë

Spahia e konsideroi talentin e këngës, një krenari jo vetëm për familjen e vet por për të gjithë Shkodrën dhe shkodranët.

 

Reklamë

Sipas kryebashkiakut, Ea do të lërë gjurmë në artin shqiptar, duke marrë angazhimin se ai si drejtues i Bashkisë Shkodër do të mbështesë vogëlushen e talentuar në këtë rrugëtim.

 

 

Kënaqësi e veçantë të uroj artisten e vogël shkodrane Ea Zoga për fitoren e merituar në “Gjeniu i Vogël”, edicioni i 8- të. Ea është krenari jo vetëm për familjen por edhe Shkodrën e shkodranët.

Zëri i saj i mrekullueshëm, interpretimi me nivel shumë të lartë artistik, janë tregues i qartë i një talenti që do të lërë gjurmë në artin shqiptar. Ea është talenti i radhës i një qyteti si Shkodra, i cili vazhdon t’i dhurojë vlera të padiskutueshme Shqipërisë!

Rrugëtim të mbarë e të suksesshëm Ea! Do të kesh gjithmonë mbështetjen time dhe të institucionit që drejtoj!

 

 

Ea Zogaj u shpall fituese e “Gjeniu i Vogël 8”, në Vizion Plus, pas një konkurimi të gjatë dhe të bukur për 16 javë.

 

Ajo spikati jo vetëm me zërin e saj por edhe për performance e shkelqyer skenike.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë