Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Shqipëri.
Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Evropiane e Sizmologjisë (EMSC), tërmeti është regjistruar në orën 20:00 me orën lokale (19:00:06 UTC).
Epiqendra është rreth 31 kilometra në jugperëndim të Elbasanit dhe 7 kilometra në veri-verilindje të Lushnjës. Thellësia e tërmetit ka qenë 10 kilometra.

Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit, Berat, Lushnjë, Fier dhe Tiranë, ndërsa deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.





