Subscribe

Fëmijë që luajnë me njëri-tjetrin, njerëz që lëvizin në rrugë për punë dhe problemet e tyre të përditshme, kjo është ajo që po ndodh sot në lagjen Stalla të Sukthit ku ndodhet edhe banesa dy katëshe e 41-vjeçares Bedrie Loka, nëna e katër fëmijëve e cila i dha fund jetës në 2 janar të këtij viti.

Një ngjarje mjaft e rëndë, e cila rtiktheu edhe njëherë në vendin tonë alarmin se rrjetet sociale shpesh kthehen edhe në shtytëse krimi.

Lexo edhe :

Related Posts

Banorë të fshatit kanë rrëfyer për gazetarin e Vizion Plus, Aleks Kalemasi, se 41-vjeçarja Bedrie Loka punonte  çdo ditë për të rritur tre fëmijët e saj, ndërsa i shoqe ndodhej në emigrim në Greqi.

Por pavarësisht përpjekjeve të saj për të punuar dhe rritur e qetë fëmijët e saj, dikush i hapi një faqe denigruese në Tik-Tok, e cila dyshohet të jetë edhe shkaku që e çoi drejt aktit fatal 41-vjeçaren Bedrie Loka.

Të tjerë në fshat thonë se “hasmi” që i bëri të keqen ka qenë një kushërirë e saj, ndërkohë që policia vijon hetimin lidhur me ngjarjen.

Kjo ngjarje tregoi edhe njëherë se shoqëria shqiptare ka nevojë të punojë shumë në edukimin por dhe mbrojtjen e individëve të cilët shpesh dashur apo padashur bullizohen në rrjetet sociale, dhe jo pak herë ka patur edhe ngjarje të rënda, si kjo e fundit në Durrës.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *