Bullizimi në Tik-Tok dyshohet se ka qenë shkaku që ka shtyrë 41-vjecaren Bedrie Loka nga Dibra por që prej vitesh jetonte bashkë me katër fëmijët e saj dhe bashkëshortin në lagjen Stallë të Sukthit, që të ndërmarrë aktin fatal, atë të vetëvrasjes.

Sipas të afërmëve të 41-vjeçares dyshohet se ka qenë kushërira e Bedries (vajza e tezes) e cila kishte hapur profil denigrues në emër të saj në Tik-Tok.

Lexo edhe :

Related Posts

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka mësuar se profili ishte hapur rreth një vit më parë, dhe për këtë arsye 41-vjeçarja në atë kohë kishte bërë denoncim në Policinë e Durrësit, por mesa duket nuk është marrë asnjë masë.

Ndërkohë deri në këto momente nuk ka asnjë njoftim zyrtar për ngjarjen nga ana e Policisë së Durrësit.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur në dy janar, ku 41-vjeçarja në gjendje të rëndë mendore ka ndërmarrë aktin fatal duke pirë fotoksinë dhe në këtë mënyrë i ka dhënë fund jetës.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *