E martë, 27 Tetor 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Dyshime për manipulim të votave, ndalohen disa komisionerë në Prizren

Mbi 100 komisionerë të angazhuar në numërimin e votave në Prizren janë intervistuar sot nga hetuesit e Policisë së Kosovës në këtë komunë.

“Për detajet e këtij operacioni do të njoftoheni në përfundim të tij” ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Reklamë

Sipas informacioneve të deritanishme ka edhe të arrestuar, ndërkohë mësohet se ka edhe të ndaluar.

Dyshimet kanë të bëjnë më keqpërdorimin e votave në Prizren.

Në këtë komunë pas rinumërimit është evidentuar se janë manipuluar rreth 30 mijë vota.

Vazhdo të lexosh

Reklamë