Dy vëllezer nga Kukësi janë vënë në pranga nga policia pasi dyshohet se janë autorë të një ngjarje të rëndë.

Dy të rinjtë banues në fshatin Lojme të Kukësit dyshohet se kanë kryer marrëdhenie seksuale me një vazje 20 vjecare nga Kosova e cila ishte me probleme mendore.

Policia e Kukësit tha se u prangosën vëllezërit Xh. H., 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç të akuzuar si përdhunues të vajzës 20 vjece.

“Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase kosovare, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj“, thuhet në njoftimin e policisë.

Dy vëllezerit me iniciale XH. H. dhe M. H. akuzohen për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *