Të hënën gjiri i Durrësit u godit nga moti i keq me erë të fortë dhe det të trazuar. Dy tornado, një fenomen mjaft i rralle natyror për vendin tonë janë shfaqur në det.

 

Për pasojë një serë në shkozet është shkatërruar plotësisht.

 

Ajo është dëmtuar rënde në të gjithë sipërfaqen e saj prej rreth 30 hektaresh.

 

Pronaret thonë se demi eshte mjaft i madh dhe kerkojne ndihmen e shtetit.

 

Ky biznes nuk ka qene i siguruar dhe ne keto kushte pronaret nuk perfitojnë rimbursim.

 

Drejtoria e përgjithshme detare informoi se i gjithë bregdeti shqiptar do të përballej me mot të keq dhe erëra me shpejtësi 60 km/h nderkohe qe forca e detit arriti ne 7 balle.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *