E martë, 27 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dy të vdekur në aksident, makina del nga rruga nga shpejtësia

Dy persona humben jetën, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur në një aksident në aksin rrugor Fushë Kruje – Thumanë. Ngjarja e rëndë ndodhi dje ne mbrëmje, kur mjeti me të cilin ata udhëtonin  është përplasur me trafik-ndarësen. Sipas policisë, në makinë udhëtonin katër shokë, të cilët ishin nisur drejt Lezhës.

 

Reklamë

Viktimat janë: Roland Kacani, 28 vjeç nga Tirana, shoferi i mjetit dhe Altin Prendushi, 25 vjeç nga Lezha, i cili ndodhej në vendin e pare. Sipas policisë, mësohet se automjeti ka qenë me shpejtësi të lartë dhe është përplasur në fillim me trafikndarësen dhe më pas është rrotulluar në rrugë.

 

Reklamë

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë