Subscribe

Dy përralla, me mesazhe të mëdha çelin sezonin artistik për të vegjlit nën Teatrin Eksperimental.

 

E para është “Libraria e magjepsur”, që i shtyn fëmijët të mendojnë pak më gjatë për heronjtë klasikë të letërsisë. Regjisori Marsel Greva ngjit në skenë Tarzanin për të shpëtuar librat, përrallat që për vite kanë joshur të vegjlit e për t’i bërë thirrje të gjithëve që të shpenzojnë më pak kohë me teknologjinë.

 

“Libraria e magjepsur” vjen në skenë edhe me muzikë e balet, çka sipas regjisorit do ti joshe edhe më shumë fëmijët.

 

Por, kjo fundjavë nuk sjell vetëm një alternativë për të vegjlit. Teatri Eksperimental hap dyert edhe për përrallën “Motër e vëlla” nga vëllezërit Grim. Nën regjinë dhe përshtatjen e Xhuliano Briskut, kjo shfaqje do të rrëfejë fuqinë e dashurisë mes vëllait dhe motrës.

 

Të dyja shfaqje janë premierat e kësaj fundjave dhe sezoni të ri artistik në Teatrin Eksperimental Kujtim Spahivogli.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *