Një pikë karburanti ra pre e një vjedhjeje këtë të diel, në autostradën Tiranë-Durrës, në Fllakë.

 

Policia njoftoi se dy persona kanë grabitur me dhunë një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me makinë.

 

Efektivët kanë ngritur pika kontrolli për të kapur autorët, ndërsa janë shoqëruar edhe dëshmitarë nga vendngjarja, për të ndihmuar në zbardhjen e krimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *