Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se dy infermierë janë shëruar nga COVID-19 pas testit konfirmues nga laboratori i virlologjisë në ISHP.

 

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ministrja shtoi se ka shkuar në 15 numri i të rikuperuarve nga stafi shëndetësor.

 

 “Edhe 2 infermierë janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në #IShP. Shkon në 15 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruarve nga #COVID19#FORCA”, shkruan Manastirliu.

 

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 112 teste të kryera, 27 prej tyre kanë rezulutuar pozitivë me koronavirus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *