Gara e premtimeve elektorale në ditët e fundit të fushatës zgjedhore arriti majat me premtime që më shumë ngjasonin me premtime spektakolare, të cilat ishin shumë larg realitetit.
Julian Saraçi me profesion auditues duke analizuar premtimet dhe programet ekonomike të dy partive të mëdha, evendentoi dy arsye pse sipas tij Partia Demokratike nuk bindi me premtimet dhe programin e saj ekonomik.
“Së pari premtimet arritën në një pikë që më shumë ishin për të bërë shoë dhe spektakël se sa ishin premtime me bazë për tu zbatuar. Ishin premtime të mira për tu dëgjuar, por të thuash që do ta ulim TVSH nga 20 në 15% është një premtim gati i pamundur, pasi TVSH është shtylla e të ardhurave dhe paralelisht nuk ka një alternativë se si do të plotësohet ky hendek të ardhurash. Pra arritëm në premtime spektakolare. Arsyeja e dytë është se ky program ekonomik, i cili kishte element pozitiv në disa aspekte, nuk u arrit të përcillej tek të gjitha shtresat e shoqërisë. Nuk u përdor një gjuhë e kuptueshme për ta përthithur qytetare në çdo qytet dhe fshat”, -tha Saraçi gjatë një interviste për emisonin E-ZONE.
Sipas Saraçit PS kishte një avantazh, që e konkretozi një javë para dites së zgjedhjeve, programin për paqen fiskale.
Edhe pse është një politikë që gërryen dispilinën fiskale, premtime të tilla me karakter amnistie duket se kanë impakt në popullatë, ndaj dhe ndër vite ato aplikohen thuajse në çdo vit zgjedhor.





