Ardian Dvorani u shkarkua dje nga drejtimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Vendimin e mori Këshilli i Lartë Gjyqësor, por tre anëtarë votuan kundër shkarkimit të tij.

Këta të fundit u sulmuan nga nënkryetari i LSI, Petrit Vasili. Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili i quajti ata analfabetë. Sipas tij, nuk do shumë mend që ata gabuan në votimin për rastin Dvorani.

“Tre ‘analfabetë’ në KLGJ!! Dje Këshilli i Lartë Gjyqësor me votimin 6 me 3 largoi Dvoranin, që turpërisht dhe klientelisht vegjetonte në Gjykatë të Lartë pafundësisht në vite. Ky vendim nuk përbënte ndonjë surprizë sepse rasti Dvorani ishte shumë qartë, i trashë dhe i thjeshtë. Surpriza ‘madhështore’ ishin në fakt 3 anëtarët e KLGJ që votuan kundër. Pyetja më naive në botë është: A kanë mbaruar klasën e parë fillore këta tre anëtarë? Aritmetika e klasës parë fillore del dhe tepron për të vendosur tek rasti Dvorani. Prandaj këta tre anëtarë pas këtij votimi kundër të tyre për pasojë mund të quhen me plot gojën analfabetë.”

Me 6 vota pro dhe 3 kundër Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka vendosur që të largojë përfundimisht Ardian Dvoranin nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Me debate të forta mes anëtarëve, KLGJ ka vendosur që të largojë Dvoranin nga KED me argumentin se i ka mbaruar mandati. Sa i takon të ardhmes së Dvoranit, atij iu ofrua një vend të Gjykatën e Apelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *