Subscribe

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë Ardian Dvorani këtë të mërkurë është pyetur nga prokuroria e Tiranës lidhur me padinë e kreut të shtetit Ilir Meta.

 

Dvorani në deklaratën e tij për mediat ka theksuar se para organit të akuzës ka dëshmuar faktet dhe rrethanat ashtu si kanë ndodhur, ne menyre që prokurori mund t’i verifikojë.

 

Gjyqtari i Lartë ndër të tjera është shprehur se hetimi nuk bëhet nëpër media por është një organ i caktuar ndaj dhe ai ka dhene detajet e nevojshme.

 

” Përpara prokurorëve kam dëshmuar faktet dhe rrethanat ashtu si kanë ndodhur që prokurori mund t’i verifikojë. Shpjegimi është i gjatë dhe nuk mund të jem gjithë kohës në media. Nuk ka rëndësi çfarë mendoj unë dhe presidenti. Për këtë situatë prokuroria bën hetime dhe në përputhje me ligjin do vlerësohet ashtu si duhet. Tani unë nuk mund të flas me detaje. Hetimi nuk bëhet në media por në këtë godinë dhe unë aty kam bërë shpjegim të detajuar të të gjithë fakteve. Institucionet dhe funksionarët nuk duhet t’i shtrojnë problematika me produkte artistike dhe me filma me metrazh të shkurtër apo të gjatë, por në rrugë institucionale. Nëse kjo ndodh, ligji është i qartë se nëse anëtari është në ndjekje penale, ai pezullohet nga funksioni. Prokurorët janë duke kryer verifikimet. Nuk kam mundësi të bllokoj hetimin. Kam dhënë shpjegim dhe janë prokurorët ata që do e vlerësojnë dhe ata duhet të mbrojnë ato prova shkresore që i quajnë të nevojshme. Nuk jam këtu të deklaroj këshilla, rekomandime. Kjo është e pakuptimtë në një shtet të së drejtës. Në Shqipëri, duhet të mësoheni të gjithë se ligji është i barabartë për të gjithë.  Nuk ka arsye të dal e të them se erdha te prokurori. Nuk ka asgjë për t’u mburrur. Ky është detyrim. Mua nuk më kanë vendosur në asnjë pozitë të vështirë. Gjykata e Lartë është një gjendje të jashtëzakonshme. Në KED jam zgjedhur për shkak të shortit dhe do e ushtroj.”

 

Dvorani ka shpjeguar  të gjitha procedurat që ka ndjekur me listimin e kandidtëve për anëtar të gjykatës kushtetuese, organizimin e mbledhjeneve si dhe respektimin e afateve ligjore në njoftimet zyrtare që i ka bërë parlamentit dhe presidentit.

 

Pak javë më parë, pas akuzave të presidentit,. Dvorani mohoi publikisht  të kishte kryer shkelje, duke thënë se kishte zbatuar vetëm ligjin.

 

Ndërkohë një ditë më , për një orë, parë kreu i shtetit Meta i bëri të ditur prokurorisë pretendimet e tij për shpërdorimin e detyrës nga ana e Dvoranit.

 

Presidenti tha se të gjitha veprimet e kreut të këshillit të emërimeve në drejtësi ishin krye me qëllimin që mazhoranca të kapte plotësisht edhe gjykatën kushtetuese.

 

Madje kreu i shtetit tha se dispononte edhe prova të forta që vërtetonin shpërdorimin e detyrës nga ana e Ardian Dvoranit

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *