Prej disa ditësh, Ujësjellës Kanalizime në Durrës po punon për zhbllokimin e kolektorëve të ujërave të shiut dhe atyre të zeza.

 

Ky kolektor ka shumë vite pa u pastruar dhe për këtë arsye gjatë sezonit të shirave ka krijuar vazhdimisht probleme me përmbytjet.

 

Pas pastrimit të kolektorit kryesor në rrugën Egnatia, mjetet e ujësjellësit do të përqendrohen edhe në rrugën Mujo Ulqinaku dhe rrugën Kristo Sotiri.

 

Drejtori i Ujësjellës Kanalizime Durrës, Spartak Kovaçi u shpreh se zhbllokimi I kolektorëvedo të minimizojë në maksimum fenomenin e  përmbytjeve.

 

“Të njëjtën punë që bëmë në rrugën Egnatia, do të vazhdojmë ta bëjmë në të gjitha rrugët e qytetit, do vazhdojmë të pastrojmë kolektorin e ujërave të shiut dhe ujërave të zeza. Momentalisht po shfrytëzojmë rastin që këto rrugë janë bllokuar nga bashkia e Durrësit për tu rikonstruktuar dhe asfaltuar dhe po punojmë me mjetet tona teknologjike, me stafin tonë dhe ndihmën e bashkisë që të pastrojmë këto kanale dhe të minimizojmë sa më shumë fenomenin e përmbytjes”.

 

Kreu i Ujësjellës Kanalizime është shprehur se brenda një muaji do të vihet në funksion ujësjellësi i ri për qytetin e Durrësit.

 

Ujësjellës që, sipas tij, do të sjell tre herë më shumë ujë sesa më parë.

 

“Brenda një muaji mbaron investimi i ujësjellësit të ri për qytetin e Durrësit. Fillon nga Fushë Miloti dhe vjen deri në Durrës dhe ky investim do të bëjë që të trefishohet sasia e ujit dhe brenda një kohe të shkurtër do të kemi furnizim 24 orë ujë”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *