Specialisti I njohur I futbollit Shpëtim Duro pohoi në Vizion Plus se Tirana ka një ekip me lojtarë cilësore për kampionatin shqiptar.

Megjithatë Duro vlerësoi se po të marrësh të analizosh statistikat e bardhebluve në kampionat, të dhënat janë vërtet tmerruese.

Ndryshe sipas tij ndodh me Partizanin që është një ekip shumë kompakt dhe I ekuilibruar, dhe që ka armë të fortë mbrojtjen.

 

Po ti hysh treguesve teknik tmerrohesh me Tiranën. Ka lojtarë teknik sidomos në krahë, dalin mirë, krijojnë raste por pësojnë shumë. Është një ekip që pëson gola shumë lehte. Diferenca kjo është. Po ti hysh lojtarë, pse jo mund të themi që Tirana ka lojtarë më të mirë sesa Partizani. Ama të kuqtë pësojnë pak gola dhe janë ekip solid. Tirana ka lojtarë shumë të mirë por calon shumë mënyra e të luajturit ne mbrojtje.

 

Shpetim Duro pohoi ne vijim se nuk e mendon kurre Tiranan nje kategori me poshte me kete ekip qe ka, ndonese rreziku nuk ka kaluar.

 

Tirana ka ndeshje të vështirë me Partizanin, sepse ka shumë ndeshje që nuk fiton ndaj të kuqve. Ndikon faktori psikologjik. Partizani e ka fituar titullin dhe eshte i qete.  Tiranën nuk e mendoj kurrë të bjere, ama rrezik ka. Ikja e Kamzës e ka prish shumë kampionatin. Fat I madh që qëndroi në lojë Kastrioti sepse kampionati do ishte prish që para dy muajsh.

 

Duro shtoi se drejtuesit e Tiranes nuk duhet ta permendin kurrsesi Europen por te perqendrohen vetem tek mbijetesa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *