Opozita po intensifikon përgatitjet e fundit për protestën e 16 shkurtit, ku synimi i vetëm i shpallur prej saj është  rrëzimi i qeverisë Rama dhe ndërtimi i një qeverie tranzitore.

 

Ndërkohë është marrë vesh se PD ka përgatitur një projekt deklarate të forcave të opozitës së bashkuar, përmbajtjen e së cilës me sa duket po e diskuton me aleatet.

 

Për të diskutuar më shumë mnë lidhje me projektin e opozitës së bashkuar, në ediacionin qendror të lajmeve në Vizion Plus ka qenë kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

 

Në fjalën e tij Duka shprehet shumë skeptik në lidhje me protestën dhe Bashën dhe ka theksuar ndër të tjera se platforma e dërguar nga PD-ja është analizuar nga kryesia e partisë së tij.

 

A kanë nisur bisedimet tuaja me PD-në në këtë shtrirje?

 

Po kemi pasur kontakte me zotin Basha kemi mafrrë edhe platformën e bashkëpunimit për të ardhmen dhe aktualisht jemi në këtë stad, pasi ne i kemi diskutuar si kryesi pikat e platformës së propozuar, në mënyrë urgjente.

 

Në këtë draft z.Duka ndër të tjera thuhet se deklarohet dalja në një koalicion të përbashkët opozitar në zgjedhjet e ardhshme. Për cilat zgjedhje bëhet fjalë?

 

Nuk mund të thuhet qartësisht se për çfarë bëhet fjalë sepse vazhdimit vetë Basha dhe njerëz të rëndësishëm të PD-së artikulojnë se ne nuk shkojmë në zgjedhje me kryeministër Edi Ramën, ndërsa në atë draft thuhet se thuhet se do jemi bashkë por nuk sqarohet nëse bëhet fjalë për zgjedhje parlamentare apo vendore.

 

Aty flitet për krijimin e një qeverie tranzitore si rruga e vetme për zgjedhje të lira etj, si mendoni ju se do të nbindet kryeministri të lërë postin?

 

Natyrisht do të më pëlqente dhe do të ishte shumë mirë se në zgjedhjet e 2017 unë kam qenë kandidat në listën e PD-së dhe kemi demaskuar zgjedhjet, futjen e duarve në zgjedhje dhe bashkëpunimi me mazhorancën e krimin shumëkush na besoi dhe shumë kush jo, por që së fundmi u vertetuan ato që thamë, kështuqë kjo verteton  se ky parlament,. Ky pushtet dhe kjo qeveri është ilegjitime. Është shumë e vështirë që të shkohet në zgjedhje me të njëjtën qeveri dhe me të njëjtën qeveri, duhet të shkëputet në mënyrë vendimtare kjo lloj simbioze e lidhjes së kësaj mazhorance në lidhje me krimin dhe kjo mund të arrihet me qeveri tranzitore, por problem është se jemi përballë një fakti se kjo mazhorancë ka 78 vota nuk e di akzaktësisht, kështuqë me kartona kjo qeveri nuk bien. Nëse do të shkojmë rreth asaj që ka shumë problematika në bujqësi, në shëndetsi ka humbur shkallë edhe në korrupsion, ekonomia po ashtu. Pra problemet që ka ky popull janë të shumta dhe ajo që i bashkon së bashku për të dalë në protest, problem i miksimit të hallit apo të tjetrit pësr pushtet me problemet dhe hallet e qeverisjes së njerëzve kjo nuk e di se sa mund ta rrëzojë këtë qeveri, sepse faktet janë shumë të forta qeveria ka shumë vota. Nga ana tjetër moralisht janë të rënë, nuk mund të parashikoj që mund të arrihet ajo që artikulon vazhdimisht Basha, që është plani që ne kemi si synim rrëzimin e kësaj qeverie dhe ndërtimin e një qeverie tranzitore për të përgatitur infrastrukturën për zgjedhjet e ardhshme.

 

Zoti Duka ju keni kohë që flisni për reformimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri dhe është një ndër pikat që herë pas herë janë shfaqur edhe mosmarrëveshjet me PD-në. A ka ndonjë ndryshim për reformën zgjedhore, a ka diçka të re në diskutime?

 

Një nga pikat që ne kërkuam në platformë, ishte se në radhë të parë duhet të diskutojmë dhe të flasim pra duhet të jetë në objekt të punës sonë dhe në objekt të PD-së ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe e dyta unë mendoj se ne mund të arrijmë një sukses nëse ne mendojmë parimisht edhe për problemet radikale që ka ky vend dhe jo vetëm për problemet thjesht të pushtetit, natyrisht vjedhja e votive dhe e të gjithë problemeve të tjera sjellin dhe situatën në të cilën ndodhemi. Duke qenë një parti që mbrojmë çështje të caktuara siç është bujqësia, blektoria etj, një nga çështjet që kërkojmë është që në një nga pikat e marrëveshjet kërkojmë që të merret një zotim për ta parë bujqësinë si një sector prioritar dhe e cila deri më tani nuk është parë asnjëherë me seriozitet nga qeveritë paraardhëse.

 

Në draftin që ju jeni në diskutime me PD-në flitet edhe për eleminimin e pabarazisë mes partive politike për pjesmarrje ose gjatë pjesmarrjes në zgjedhje. Si mund të evitohet pabarazia në zgjedhje?

 

Kjo nuk qëndron sepse nuk mund të ketë barazi mes aleatëve pasi edhe pasha e tyre nuk është njëlloj. Unë nuk jam utopist dhe të pretendoj që të kem të njëjtën peshë specifike me PD-në unë nuk pretendoj dhe as aleatët e tjerë më të vegjël se PD-ja të marrin kandidatë për kryetar për Bashkinë njëlloj si PD-ja. Unë kam frikë se PD-ja nuk ka dhënë një shenjë positive në të kaluarën që të japë të paktën peshën specifike që kanë partitë e vogla jo më ti shikojë si të barabarta.

 

Formati i bisedimeve është ai që zoti Basha, do të bsedojë me secilin prej jush me aleatët e kampit opozitar dhe për këtë autorizohet në këtë draft marrëveshje për të lidhur marrëveshje individuale me secilin prej jush.

 

Këtë e ka bërë vetë PD-ja , kjo nuk shkon  e theksova dhe në fillim në një nga pikat thuhet se do të hyjmë në zgjedhje sëbashku, por pyetja është se çfarë zgjedhjesh, vendore apo parlamentare. Nuk vihet theksi në përmirësimin e kodit dhe në ndryshimin e sistemit zgjedhor kjo është kërkesë e vazhdueshme e jona dhe e treta është se nuk thotë asgjë në lidhje me bujqësinë për të cilën ne ekzistojmë si parti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *