E shtunë, 24 Tetor 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Duka drejt mandatit të shtatë! Zgjedhjet në FSHF më 16 Shkurt, Shoqatat Rajonale kanë propozuar vetëm kreun aktual

Zgjedhjet per kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit do të zhvillohen më 16 Shkurt.

Komiteti Ekzekutiv në mbledhjen e radhës vendosi datën në të cilën do të mbahen punimet e Asamblesë Zgjedhore të FSHF, ku do të zgjidhet kreu i Federatës si dhe anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv, për një mandat 4-vjecar.

Reklamë

Deri më tani kreu aktual i Federatës Armand Duka është i vetmi emër i propozuar nga shoqatat rajonale të futbollit në Lezhë, Fier, Korçë, Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër.

Duka kërkon mandatin e 7 në krye të qeverisë së futbollit shqiptar, teksa gjasat janë që të zgjidhet sërish pa garë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë