Kontrollet me dron kanë goditur një tjetër rast të kultivimit të bimeve narkotike në zonën e Gramshit.

Në pranga përfunduan E. XH., 37 vjeç, banues në fshatin Grabovë të Gramshit dhe E. T., 33 vjeç, banues në Burrel.

Si rezultat i kontrollit të territorit me anë të dronit dhe informacioneve të marra në rrugë operative se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Grabovë e Poshtme, Gramsh, kishin kultivuar  bimë narkotike, si dhe falë punës së mirorganizuar dhe reagimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur evidentimin dhe goditjen e këtij rasti.

Në vijim të hetimeve, në lokalin e shtetasit E. T., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa fara të dyshuara si fara kanabisi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *