Dhjetë persona kanë rën ë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohen si pjesë e një grupi struktural kriminal.

 

Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë në saj të operacionit të koduar “Petruna”, ku gjithashtu është sekuestruar 328 kg kanabis si dhe dy mjete lundruese “gomone”.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Delta Forcën dhe Policinë Kufitare,nën  drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, pas një hetimi  të gjatë me metoda speciale, si dhe pas 72 orësh operacion për gjurmimin, ndjekjen dhe gjetjen e mjeteve lundruese, të lëndës narkotike si dhe kapjen e arrestimin e personave të përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike, mesditën e sotme kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Petruna”.

 

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrance i 2 shtetasve dhe ndalimi i 8 personave anëtarë të një grupi kriminal të strukturuar, të cilët janë:  E. Ç.,  35 vjeç,  S.  D., 45 vjeç, A. Gj., 22 vjeç, të tre në në rolin e  organizatorit. Gjithashtu të arrestuar si anëtar të këtij grupi kriminal janë, Xh. H., 26 vjeç, G. K., 27 vjeç, N. S,  45 vjeç, O. P., 29 vjeç,  E. M., 40 vjeç, H.B, 51 vjeç dhe A.B., 19 vjeç.

 

Sipas policisë ky ishte një operacion që kishte nisur para tre ditësh,  me kërkimin dhe gjetjen e dy mjeteve lundruese, që dyshohej se këta shtetas do t’i përdornin për të trafikuar lëndën narkotike drejt Italisë.

 

“Organizatorët e këtij grupi kriminal, për t’iu shmangur policisë kishin parkuar në vendbazimin e gomoneve, mjete të tjera lundruese  të prishura, ndërsa dy mjetet e rregullta u gjetën nga Policia, njëra në gjirin e Shën Janit dhe tjera në Dukat të Vlorës. Më pas është bërë krehja e një zone të gjerë në Karaburun, ku në gjirin e Petrunës, forcat policore bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e lëndës narkotike të fshehur, me peshë totale 328 kg, si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasëve O.P dhe E.M, të cilët po ruanin lëndën narkotike.”

 

Ndërkohë që vijon puna për dokumentim më të plote të aktivitetit kriminal të kryer nga ky grup i strukturuar kriminal, si dhe për kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *