Kreu i koalicionit “E zeza në të bardhë”,  në Malin e Zi Dritan Abazović, mbajti një konferencë për shtyp ku dënoi incidentet në Podgoricë mbrëmjen e të hënës.

 Ai dënoi me forcë konfliktet mes mbështetesve te Gjukanovic dhe forcave opozitare që fituan zgjedhjet, dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve malazezë për paqe.

 “Unë u bëj thirrje qytetarëve për paqe, do të ketë kohë për të festuar. Qëndroni në shtëpi, na duhet mençuri. Le të pajtojmë Malin e Zi, askujt nuk i duhen tensione përveç atyre që kanë humbur pushtetin,” tha Abazoviç.

 Ai tha se nuk kishte kompromise me interesat kombëtare të Malit të Zi.

  “Mali i Zi nuk do të bëhet as Sparta Serbe as Shqipëria e Madhe,” tha ai.

Shqiptari nga Mali i Zi shtoi se duhet të jemi të denjë për vullnetin e qytetarëve.

 Ai tha se Mali i Zi do të zhvillohet si një shtet civil dhe se bazae kësaj platforme  të trfe koalicioneve opozitare që kanë mazhorancën në parlamentin e ri, është një qeveri eksperte.

 “Tani është koha për të ndryshuar gjërat për mirë dhe për të bërë diçka më të mirë për vendin tonë, për t’i dhënë një dorë të gjithëve, partive të pakicave dhe për të theksuar se kushti është që të formojmë një qeveri eksperte,” tha Abazovic.

 Drejtuesi i platformës “E zeza në të bardhë” tha se përfaqësuesit e partisë në pushtet deri tani, vërtet nuk mund të jenë në qeveri por nuk do të ketë spastrime nga administrate.

 Ai shpreson se do të ketë parti të pakicave kombëtare në Qeveri: “Unë kam pasur disa marrëveshje në parim me partitë shqiptare, besoj se ka një vullnet.”  Duke komentuar koalicionin me Partinë Social Demokrate (SDP), ai thotë se atyre nuk iu ofrua asgjë nga “E Zezë në të Bardhë” dhe se ai nuk kishte asnjë kontakt me ta.

 Abazovic tha se do të festojë kur të shkojë përpara lufta kundër mafias dhe krimi të mposhtet.

 “Kushdo, pavarësisht thirrjeve për të hequr dorë nga festimet, del me këmbëngulje në rrugë, punon për regjimin në largim, ka interes të mos ndryshojë asgjë,” tha ai.

 Ai tha se tensionet duhet të ulen dhe bëri thirrje që anëtarët e pakicave kombëtare të mos ndihen të kërcënuar.

Abazovic tha se ndryshimet po ndodhin në të gjitha vendet, përfshirë Malin e Zi duke premtuar se nuk do ti nënshtrohej presionit të çfarëdo lloji dhe se interesi i tij më i madh ishte interesi kombëtar i Malit të Zi.

 “Unë ju jap fjalën time se ky grup nuk do të rrezikojë asnjë interes kombëtar qoftë edhe një milimetër,” tha ai, duke përsëritur se partia, si subjektet e tjera politike, do të respektojë të gjitha detyrimet ndërkombëtare./ Burimi: Vijesti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *