Lëvizja Socialiste për Integrim, dega Shkodër, reagon pas procedimit të drejtuesit të LSI në Pukë, Demir Syla, i cili u kap së bashkë me sekserin Vasili Shabani, duke shpërndarë para për vota.

Për LSI-në, ndalimi i aktivistëve nga uniformat blu është një veprim i turpshëm dhe sipas saj kjo situatë tregon “politizimin e tejskajshëm të policisë së Rilindjes”.

“Dega e LSI qarku Shkodër informon e sqaron opinionin publik se ngjarja e ndodhur ne Pukë, ku aktivistë të LSI janë marrë nën hetim nga policia është një situatë që tregon politizimin e tejskajshëm të policisë së Rilindjes. Aktivistët tanë janë në të drejtën e tyre për të bërë ushtrime zgjedhore, në vijim edhe të praktikave dhe orientimeve të Komisionit Qëndror të zgjedhjeve për mënyrën e votimit. Është skandaloze dhe e turpshme të dërgosh për ndjekje penale aktivistë politikë të cilët duan të bëjnë të njohur mënyrën e votimit, aq më shumë që është një skemë e re, e papërdorur më parë. Fletët e gjetura janë demonstrative dhe nuk kanë si të jenë origjinale, kur ato akoma nuk janë prodhuar. Ato janë thjesht dhe vetëm orientuese dhe natyrshëm përdoren nga të gjithë subjektet politike. I bëjmë thirrje policisë të ndalë këtë revansh të turpshëm dhe antiligjor, dhe të investohet e angazhohet në kryerjen e detyrave të veta funksionale .

Vasil Shabanit i është gjetur në makinë një shumë prej 528.000 lekësh dhe një fletë e ngjashme me fletën e votimit. I përshirë është edhe drejtuesi i LSI në Pukë, Demir Syla, i cili është nën hetim në gjendje të lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *