Zjarri në karburantin e zonës së Kombinatit në Tiranë nuk ka qenë shpërthim.

 

Në vendngjarje ka qenë edhe drejtori i Zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj, i cili është shprehur se marrja flakë e gazit ka ardhur pas një përplasje të një motori me depozitën.

 

Në një prononcim për media tai ka theksuar ndër të tjera se ende nuk dihet gjendja e depozitës së gazit që sipas tij mban 2000 litra gaz.

 

 “Ka patur rrjedhje gazi, bombola mban 2000 litra nuk dimë se sa ishte gjendja aktuale. Karburanti nuk është dëmtuar. Do te flas per menyren e fikjes se zjarrit. Është bërë në mënyrë të përsosur. Nuk kemi patur shpërthim ka pasur vetëm flakë. Ka qenë shumë e vështirë. Fikja me sukses e këtij zjarri është sukses i sotëm. Kemi informacion që një motor ka kaluar mbi të, ky është edhe shkaku i rrjedhjes së gazit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *