Subscribe

Drejtori i OBSH për Evropën, Dr. Hans Kluge është në një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ai u takua me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për të diskutuar për pandeminë.

 

Manastirliu i prezantoi Kluge se përgatitjen e Shqipërisë për të menaxhuar sëmundjen dhe kapacitetet spitalore. Po ashtu, ajo i vuri në dukje se qeveria shqiptare do të rrisë 40% pagat për mjekët e infermierët.

 

Dr. Kluge vlerësoi si një përgatitje të shpejtë atë të kryer nga Shqipëria për përballimin e pandemisë. Po ashtu, ai tha se mbështetja e mjekëve është shumë e rëndësishme.

 

“Keni vepruar shumë shpejt dhe me kurajo dhe jeni ndër vendet e para që keni ndjekur një plan veprimi për përballimin e situatës”, tha Kluge.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *