Në draftin e Këshilli të Bashkimit Evropian theksohet se pritet që Konferenca e Parë Ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt që të jetë e mundur. Mirëpo, nuk jepet ndonjë datë specifike se kur mund të zhvillohet.

Këshilli mirëpret dhe vlerëson vendosmërinë e Shqipërisë për të përparuar axhendën e reformave të BE, ndërsa po shqyrton kornizat konkrete për zhvillimin e negociatave të pranimit.

Ndërkohë, Këshilli i bën thirrje Komisionit që të monitorojë nga afër përmbushjen e reformave të mbetura që kërkohen. Po ashtu, në draft nënvizohet se Këshilli mirëpret edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u miratuan nga Parlamenti më 23 korrik 2020, në përputhje me marrëveshjen e 5 qershorit 2020.

Sa iu përket reformave ekonomike, Këshilli vuri re se pas tërmetit të 26 nëntorit të viit të kaluar dhe pasojave që ka shkaktuar pandemia, papunësia vazhdon të ketë rënie në nivele të ulëta, eksportet u rritën dhe raporti i borxhit publik ndaj PBB-së vazhdon të bjerë megjithëse në një nivel të lartë.

Këshilli inkurajon Shqipërinë të zbatojë plotësisht udhëzimet e politikave të përcaktuara në Konkluzionet e Përbashkëta të Dialogut Ekonomik dhe Financiar, duke përmirësuar qeverisjen fiskale dhe transparencën, si dhe zbatimin e reformave strukturore efektive dhe të koordinuara mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *