Subscribe

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka paraqitur në Kuvend një draft rezolutë “për kujtimin dhe nderimin e viktimave të genocidit në Srebrenicë”.

 

Para mediave ai tha se drafti pritet të miratohet në seancën parlamentare të 7 korrikut. Balla theksoi se në ditët në vijim do të ketë një dokument tjetër që lidhet me luftën në Kosovë për të ngritur lart vlerat e UÇK.

 

“Është një dokument që i referohet 3 rezolutave që ka miratuar Parlamenti Europian . Sikurse e dini, PE ka shpallur 11 korrikun si datën e përkujtimit të gjenocidit në Srebreicë dhe përmes diplomacisë parlamentare kemi ftuar përfaqësues zyrtar të Bosnje Hercegovinës që të jenë prezent. Seanca do të zhvillohet më 7 korrik. Unë mendoj që solemniteti i kësaj seance që zhvillohet me 7 korrik. Shqipëria është anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB dhe në qëndrime konseguente të qëverisë së Shqipërisë. Në dokument thesohet qartë qëndrimi i qeverisë shqiptare.

Dua t’ju informoj se dokumenti është punuar nga ekspertët më të mirë dhe në komunikim me institucionet zyrtare. Kuvendi i Shqipërisë nuk do të lejohet të përdoret për axhenda personale të dikujt tjetër dhe të luajnë për kredibilitet apo përfitime personale. Ne do të ecim me një axhendë më komplekse. Në ditët në vjim do të kemi një dokument tjetër që lidhet me luftën në Kosovë, me krimet në Kosovë. Individë që nuk kanë punuar për asnjë moment për interesa kombëtare dhe për luftën në Bosnje Hercegovinë ka qenë në krah të tyre, nuk

PS ka mbështetur 11 rezoluta dhe deklarata, në 2 prej të cilave është përcaktuar dënimi i gjenocidit serb në Kosovë, por kurrë nuk do të lejoj që ata që kanë mbështetur makinërinë e luftës me naftë kontrabandë, të kërkojnë të lajnë fajet e tyre me rezolutat, prandaj duroni. Në ditët në vijim do të keni dhe dokumentin tjetër e do ju përgjigjem dhe atë ditë”, tha Balla.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *