Subscribe

Ish-kryetari i PD, Sali Berisha, nga Devolli ka artikuluar akuza të forta ndaj Lulzim Bashës për çështjen e “Toyota Yaris”. Gjatë takimit me demokratët, Berisha ka kërkuar edhe njëherë dorëheqjen e kryetarit të PD, duke e cilësuar Bashën anëtar të organizatave kriminale.

 

“Drejtësia belge nuk kontrollohet nga Edi Rama dhe kanë kërkuar marrjen me forcë dhe ndjekjen penale. I them jep dorëheqjen dhe mos u fshih pas dosjeve të tua. Edi Rama të ka mbajtur peng me dosje në Shqipëri, por me dosje në Belgjikë rezulton i shpallur anëtar i organizatës kriminale.”

 

Berisha ka sulmuar ashpër Bashën për projektin e portit të Durrësit, për çështjen Muzin si dhe për votën pro ndryshimeve në ligjin për pastrimin e parave.

 

“Ne vend se ai ligj të shoqërohej me amendamente, pengkryetari detyroi grupin të votojë për ligjin. Sepse ai u akuzua nga prokuroria për larje parash për dosjen Muzin.”

 

Nga Devolli, Berisha ka deklaruar se Kuvendi i 11 dhjetorit do të shënojë rithemelimin e Partisë Demokratike. Ish-kreu i PD shpjegoi se në këtë Kuvend do të ndryshojë statuti i partisë dhe një nen do të mbajë emrin e Bashës.

 

“Ne do vendosim nenin Basha, i cili do të sanksionojë largimin e kryetarit kur humbet zgjedhjet. Kjo mund të na dëmtoje në ndonjë rast. Por ne nuk mund të lejojmë të prodhojmë Bashë të tjerë, mos u kthefshin kurre njerëz si ai.”

 

Devolli shënoi takimin e 26 të Sali Berishës në të gjithë vendin prej 9 shtatorit, kur Lulzim Basha shpalli pezullimin e tij nga grupi parlamentar demokrat.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *