Subscribe

Një dite pas atentatit ndaj 41-vjeçarit Devi Kasmi kane dale ne drite detaje te reja. Burimet te policisë konfirmojnë se është shpallur ne kerkim Domart Konjari si autor i dyshuar i ekzekutimit. Konjari është nje emer mjaft i njohur per policinë, per shkak te telasheve te shumta qe ka pasur me drejtësinë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

 

Ndërkohe mësohet se gjate kontrollit te banesës se viktimës u gjeten 2.8 kilogramë kokaine, nje pistolete me silenciator, nje kallashnikov si dhe nje pasaporte e nje shtetasi kosovar. Hetuesit po kërkojnë ne te shkuarën e Devi Kasmit per te gjetur motivet e vrasjes se tij.

 

Ne vitin 2014, 41-vjecari ka qene nen hetim se bashku me Domart Konjarin nga krimet e renda per shkak te aktivitetit ne fushën e trafikut te drogës. Ata dyshohet se trafikonin kokaine dhe kane lëne gjurme te veprimtarisë se tyre kriminale ne disa vende te europes, veçanërisht ne Spanje. Pikërisht tek trafiku i lendeve narkotike dhe ndarja e zonave te influencës dyshohet se ka burimin konflikti mes tyre. Ndaj edhe pista kryesore e hetimit është ajo e prishjes se pazareve te drogës mes dy grupeve.

 

Devi Kasmi u qellua për vdekje rreth orës 18 e 40 minuta pak metra larg shtëpisë se tij pranë pediatrisë se qendrës spitalore “Nene Tereza”. Atij iu be prite e u qellua disa here, per pasoje plagët e plumbave i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Atentatori u largua nga vendngjarja me motor, ndërsa ne koke mbante nje skafandër. Kasmi kishte vetëm pak kohe qe ishte kthyer nga Spanja ku jetonte prej vitesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *