Subscribe

Shqipëria ka humbur 19 vende në renditje në raportin e përvitishëm Doing Business, rënia më e madhe e evidentuar në vitet e fundit.

 

Këtë vit vëndi ynë ndodhet në pozicionin e 82, ku së bashku me Bosnjen janë të fundit NË rajon mes 190 shtete.

 

Mes 10 indikatorëve, Shqipëria ka marrë vlerësime negative në aspektin e mbrojtjes së investimeve, një fakt ky I cili është konfirmuar edhe nga anketimet e shoqatave të biznesit të huaj.

 

Për këtë indicator Shqipëria ka humbur 85 vende krahasuar me një vit më parë.

 

Paralelisht përkeqësim ka njohur edhe mbrojtja e kontratave, si dhe marrja e  lejeve të ndërtimit, një tregues ky I cili gjithmonë merr vlersime negative.

 

Për  ministren e Financave Anila Denaj ky vlerësim negative lidhet me rishikimin e metodologjisë, fakt që sipas saj verëhet edhe në vendet e rajonit

 

 

Por ministrja preferoi të nënvizojë anët positive të këtij raporti, që ishte vetëm bësueshmëria në furnizimin me energji elektrike.

 

 

Ndërkohë në një reagim në facebook ish deputetja e PD Jorida Tabaku tha se raporti konfirmon plagët e thella që ka hapur qeveria prej gjashtë vitesh në fushën e biznesit dhe sipërmarrjes.

 

Tabaku e mbyll komentin e saj duke thënë se një qeveri që për 6 vjet ka dënuar dhe sulmuar sipërmarrjen nuk mund të prodhojë një reformë në ekonomi për të rritur mirëqënine e qytetarëve të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *