Subscribe

Kryeminsitri Edi Rama ka ironizuar nga Durrësi Xhelal Mziun, pas deklaratës së tij se çdo person i dyshimtë për blerje votash do ta pësojë si Pjerin Xhuvani në Elbasan

 

Në mitingun përmbyllës në Durrës, kreu i qeverisë tha se Mziu u detyrua nga Partia Demokratike që të kërkonte falje, teksa shtoi se opozita nuk ka kërkuar ende falje për atentatin në Elbasan.

 

Rama tha më tej se Mziu është një fytyrë që shekujt e kanë harruar mes shqiptarëve dhe se falja e tij nuk i duhet as dreqit.

 

Po ashtu Rama u ndal edhe te kandidati i LSI, Etjon Joka, i cili u filmua duke blerë vota.

 

“Gjithë ju patë një fytyrë të dalë nga zgafellet e historisë shqiptare, të errët, kush ka mundësi ja ku e ka, një fytyrë që duket sikur shekujt e kanë harruar mes nesh, një fytyrë që është shëmbëlltyra më kuptimplotë, shëmbëlltyra më reale, më e prekshme, më e padiskutueshme e atyre që duan me çdokusht të na kthejnë mbrapa. Ky traklodit, u tha disa njerëzve që ishin mbledhur, se mjaftonte një telefonatë dhe ky bashkë me grupin e tij do shkonin në vendin nga ku vinte telefonata dhe do bënin atë që bënë në Elbasan. Pastaj, ky kërkoi falje, falja e këtij nuk i duhet dreqit, jo shqiptarëve. Dhe falja e tij ka një problem shumë të madh, ndërkohë që ky kërkon falje, nga frika pasi ata që e kanë nxjerrë të kërkojë falje i kanë mbushur ato që s’thuhen, nuk kanë kërkuar ende falje për Elbasanin. Kërkojnë falje për një fjalë shumë të rëndë  të nxjerrë nga goja e një analfabeti funksional”, tha Rama.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *