Ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale një ditë pasi dha dorëheqjen nga drejtimi i PD.

 

Basha ka uruar ditën e parë të demokracisë pasi për demokratët, 22 Marsi, konsiderohet si dita e parë e lirisë dhe e përmbysjes së diktaturës komuniste në vend.

 

Basha thotë se 30 vjet më parë shqiptarët zgjodhën Partinë Demokratike teksa thekson se rrugëtimi ka qenë i gjatë dhe i vështirë. Ai thekson se në dekadën e tretë të asaj fitoreje historike, demokratët ndodhen përpara betejës për një Parti Demokratike të së ardhmes.

 

“30 vjet më parë shqiptarët zgjodhën Partinë Demokratike, zgjodhën të ardhmen dhe fituan lirinë dhe demokracinë, duke përmbysur një herë e përgjithmonë diktaturën komuniste. Rrugëtimi ynë ka qenë i gjatë dhe i vështirë, me suksese që kanë shënuar për mirë jetën e shqiptarëve, dhe dështime që na kanë ndarë nga ajo shumicë dërrmuese shqiptarësh që në 1992-shin i dhanë jetë ëndrrës për një Shqipëri europiane.
Në dekadën e tretë të asaj fitoreje historike, demokratët ndodhen përpara betejës për një Parti Demokratike të së ardhmes, të bashkuar mbi vlerat me të cilat kemi lindur, si shpresa e vetme e shqiptarëve për një të ardhme më të mirë. Ata sot meritojnë dhe do të kenë një Parti Demokratike të fortë, parimore, në krah të njerëzve dhe të aleatëve strategjikë, e gatshme per t’u përballur dhe për të fituar mbi të keqen që i ka zënë frymën vendit.
Gëzuar ditën e parë të demokracisë”, shkruan Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *