Subscribe

Në ditën e tretë të konferencës për antikorrupsionin theksi u vu në digjitalizimin e shërbimeve, si një nga rrugët që ndikon në uljen e veprimeve korruptive. Shefja e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim tha se shërbime të tilla rrisin transparencën.

 

“Digjitalizimi është i rëndësishëm. Transaksionet on line ulin mundësinë për korrupsion ndërsa japin dhe një evidencë të saktë nëse aplikimi aprovohet ose jo dhe njëkohësisht rrit nevojë për më shumë llogaridhënie. E gjithë kjo do të kërkojë pak kohë të gjejë zbatim ashtu siç duhet, por në finale rrisin transparencën.” –u shpreh Solovova

 

Për ministren e Financave Delina Ibrahimaj, reforma e fiskalizmit për biznesit është një mundësi më shumë për të luftuar korrupsionin.

 

“Tashmë fiskalizimi është fakt. Fundi i këtij muaji përbën përmbylljen totale të procesit të fiskalizimit, ku 100 % e biznesit të madh është fiskalizuar dhe lëshon fatura elektronike dhe rreth 85 % e biznesit të vogël gjithashtu është fiskalizuar dhe është e aftë të lëshojë faturë elektronike.  Janë këto sisteme të cilat na ndihmojnë që ne të parandalojmë dhe të mbyllim çdo hapësirë që i lejohet korrupsionit”.

 

Ndërsa ministrja e Energjisë nënvizoi garat publike, ku pjesëmarrja e kompanive të huaja për investime strategjike është dëshmi e një klime më të përmirësuar ekonomike.

 

“Në datën 9 qershor, skuadra ime e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, me prezencën e skuadrës së IBRD, kanë hapur fazën e parë të shprehjes së interesit përsa i përket këtij ankandi për ndërtimin e parqeve 100 megavat në Republikën e Shqipërisë. Dhe ka deri më tani 9 pjesëmarrës, të cilët janë nga kompanitë më të mëdha europiane. Nga Verbundi austriak, tek Total francez, të cilët kanë shprehur interes për të marrë pjesë në fazën e dytë dhe për të pasur pas një viti një fitues edhe në këtë fushë.”

 

Gjatë konferencës përcolli mesazhin e tij edhe koordinatori i ekonomisë dhe ambientit në OSBE, i cili vuri në dukje rëndësinë që ka lufta ndaj këtij fenomeni.

Shqetësim për qeverinë mbeten tenderat publikë, për të cilët kryeministri Rama lajmëroi edhe asistencë ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *