Vende si Anglia, Franca dhe Suedia kanë kaluar sërish një ditë me bilanc të rëndë nga viktimat e Covid 19 këtë të martë.
Anglia ka pasur bilancin më dramatik me 828 të vdekur. Madje autoritetet angleze kanë bërë një rikalkulim të të vdekurve në total dhe tani shifrat janë më tragjike pasi ishin lënë pa u llogaritur viktimat nga koronavirusi në shtëpi dhe azile.
Kësisoj në total tashmë kemi 17 mijë e 337 të vdekur, gati 4 mijë më shumë sesa ishte bërë publike nga autoritetet gjatë këtyre ditëve.
Ndërkohe në Francë këtë të martë kanë vdekur 531 persona dhe shifra e përgjithshme e viktimave ka shkuar në 20 mijë e 796, duke e bërë këtë vend të tretin për nga bilanci më I keq në Europë pas Italisë ( 24,548) dhe Spanjës ( 21.282).
Në Gjermani kanë vdekur 162 persona në 24 orët e fundit duke e cuar totalin tashmë në mbi 5 mijë.
Belgjika ka shkuar në 5998 viktima pasi këtë të martë patën 170 të vdekur.
Edhe Suedia ka kaluar një ditë me bilanc të rëndë prej 185 viktimash dhe tani shifra e përgjithshme është 1765.
Kanadaja me 141 viktima, Holanda me 165, Turqia me 119 dhe Zvicra me 49 kanë pasur gjithashtu një ditë të vështirë.
Në të gjithë botën janë 2 milionë e 546 mijë raste me paciente pozitiv nga të cilët deri më tani llogariten 177 mijë viktima, shumica në SHBA.





