Një zjarr ka përfshirë gjatë natës pyjet që kanë inspiruar tregimet e Winnie the Pooh të AA Milne.

 

Zjarri në Ashdown Forest u raportua të dielën në orën 21:30, tha Shërbimi i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit të East Sussex.

 

Sipas BBC, një sipërfaqe prej 14 hektarësh e përbërë nga pemë e shkurre u dogj si pasojë e flakëve.

 

Gjashtë ekipe zjarrëfikëse mbërritën në vendngjarje ndërsa kanë bërë të mundur të neutralizojnë vatrat e zjarrit.

 

AA Milne krijoi librin e Winnie Pooh në vitet 1920 ndërsa jetonte në një zonë pranë Hartfield.

 

Pyjet ishin frymëzimi për shtëpinë e Winnie the Pooh dhe miqeve të tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *