Një klinikë dentare është përfshirë nga flakët mesnatën e së shtunës në Tiranë.

 

Ngjarja ka ndodhur në klinikën e stomatologut Besian Tusha në Laprakë, ku paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

 

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmë gjaku. Lidhur me këtë policia dyshon se autori është lënduar, pasi ka thyer xhamin dhe ka hyrë brenda në klinikë për të ndezur flakën.

 

Ndërkaq, në komisariat është shoqëruar një person si i dyshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *