Pasi u prangos nga policia, një nga autorët e vrasjes makabre të Marigona Osmanit në Kosovë u shfaq me kokën ulur në komisariatin e policisë.

 

Dardan Krivaqa u arrestua këtë të martë, pas dy ditësh arrati. Ndërkohë, i vëllai i tij, Kastriot Krivaqa kërkon që për të jepet dënimi maksimal sepse gjithmonë ka qenë njeri problematik.

 

“Ky krim makabër që bëri “vëllai im” na la pa fjalë të gjithëve. Vërtet jemi të traumatizuar dhe të prekur e mbi të gjitha, ai me krimin e bërë, njollosi dhe lëndoi të gjithë familjen tonë. Gjatë gjithë jetës na ka sjellë probleme dhe telashe të papara, por asnjëherë nuk na ka dëgjuar dhe ka shpërfillur këshillat tona. Unë si vëlla i madh jam përkujdesur për familjen qysh në moshë të re sepse kemi mbetur pa baba, por jam munduar shumë që “vëllain” ta këshilloj dhe ndihmoj, por asnjëherë nuk ka dëgjuar askënd”, u shpreh ai në “Facebook”.

 

18-vjeçarja Marigona Osmani dyshohet se u dhunua deri në vdekje nga Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu sepse bashkëshorti i saj, Krivaqa, dyshonte se e tradhtonte me djalin e dajës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *