Dy persona kanë rënë në prangat e policisë një për dhunë në familje dhe një tjetër është kapur me armë pa leje.

 

Sipas policisë i ndaluari është shtetasi A. D., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 30-vjeçare, për motive të dobëta.

 

Gjithashtu, nga kontrolli i banesës në lagjen “Pavarësia 2” këtij shtetasi i është gjetur një armë zjarri (gjuetie) e llojit “Shotgun” me 4 fishekë. Ndërkohë është arrestuar edhe shtetasi S. S., 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili ditën e djeshme ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës 30-vjeçare për motive të dobëta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *