E enjte, 5 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mjegull e dendur në bypass-in e Murrizit, vështirësohet qarkullimi

Mjegulla e dendur ka përfshirë bypassin e Murrizit në rrugën e Arbrit mëngjesin e sotëm. Si pasojë e mjegullës është kufizuar ndjeshëm fushëpamja për automjetet që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe Qarkut Dibër.

Më problematike situata paraqitet në fshatin Bastar Murriz të Tiranës ku si pasojë e mjegullës së dendur dhe rrugës së ngushtë pati rrezik për aksidente.

Reklamë

Drejtuesve të mjeteve ju kërkohet të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe me ndriçimin për mjegullën.

Prania e mjegullës së dendur është burim aksidenti, ndaj dhe efektivët e rrugores kanë bërë këshillimin e drejtuesve të mjeteve në anën e Xibrit të Bashkisë së Klosit. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë