Tirana pret sot sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron. Një vizitë e rëndësishme kjo, që  vjen në kuadër të partneritetit mes dy vendeve për të luftuar dhe frenuar emigrimin e paligjshëm.

Në pritje të nisjeve të takimeve zyrtare të Cameron me Kryeministrin Edi Rama, ministrin e jJshtëm Igli Hasani dhe presidentin Bajram Begaj, qeveria angleze ka shpërndarë një deklaratë paraprake të Cameron,  ku thuhet se ndërsa Evropa përballet me një krizë në rritje të migracionit, partneriteti midis Mbretërisë dhe Shqipërisë spikat si një shembull  që duhet ndjekur, për goditjen e bandave që trafikojnë njerëz.

Lexo edhe :

Related Posts

“Partneriteti ynë me Shqipërinë po jep një rezultat si për njerëzit tanë, ashtu edhe për të luajtur një rol kyç në trajtimin e migracionit të paligjshëm. Mbërritjet e anijeve të vogla nga Shqipëria në Britaninë e Madhe ranë me mbi 90% në vitin 2023, që do të thotë se më pak shqiptarë po bien në duart e bandave kriminale dhe po bëjnë kalime të rrezikshme kanalesh. Së bashku ne jemi duke forcuar partneritetin tonë, duke forcuar sigurinë evropiane, duke investuar në brezin e ardhshëm të të rinjve, duke ndërtuar lidhje tregtare dhe duke trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar për të siguruar që ne të ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për vendet tona”, tha Cameron.

Kjo vizitë  e Cameron, vjen pasi kryeministri Rishi Sunak foli me Ramën, në fillim të këtij muaji për të diskutuar sfidën e përbashkët të migracionit dhe nevojën për një bashkëpunim më të madh në të gjithë Evropën.

Sipas marrëveshjes së re të kthimit, të nënshkruar me qeverinë shqiptare, Britania e Madhe ka larguar 26,000 njerëz në 12 muajt e fundit, duke përfshirë afro 6,000 shqiptarë.  /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *